Gjendja shëndetësore e të infektuarve me koronavirus në Kosovë është stabile

E publikuar: 16/03/2020 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së hënë, në Kosovë janë regjistruar edhe katër raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 13 numrin e personave të infektuar.

Infektologu Valbon Krasniqi, deklaroi për Express, se gjendja shëndetësore të prekurve është stabile.

Sipas tij, vetëm një person i prekur me koronavirusin e ri, i moshës 77-vjeçare, kohë pas kohe ka nevojë për oksigjen.

“Edhe përkundër asaj se një i prekur me COVID-19 ka nevojë për oksigjen, gjendja shëndetësore është aktualisht stabile. Edhe dymbëdhjetë të tjerë të prekur me koronavirusin e ri, janë në gjendje të mirë shëndetësore, duke u trajtuar në Klinikën Infektive”, tha Krasniqi.

Pas përhapjes së koronavirusit të ri, më 13 mars, Qeveria e Kosovës vendosi në izolim Komunë e Vitisë dhe Klinës. Ndërkaq, më 15 mars, në karantinë u fut edhe Komuna e Malishevës.