Gjendet i vdekur në lum, ish-lojtari i NFL James Hardy

E publikuar: 08/06/2017 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-lojtari i NFL, James Hardy u gjet i vdekur në një lum në Indiana, konfirmojnë zyrtarët policorë. Ai ishte 31-vjeçar, transmeton Klan Kosova.

Trupi i tij u gjet në lumin Maumee të mërkurën pasdite, pasi një punonjës i filtrimit të ujit të qytetit e vuri re dhe e thirri policinë.

Burimet e TMZ-së thonë se Hardy kishte qenë në ujë për disa ditë. Policia po vazhdon hetimet.

Thuhet se familja e Hardy e kishin raportuar të zhdukur që prej 30 majit. Hardy kishte probleme të mëdha pas karrierës së tij në NFL. Ai u arrestua në vitin 2014 për një sulm ndaj oficerëve të policisë.

Megjithatë, miqtë e tij e kujtojnë atë si një djalë të mirë, dhe bujar, i cili ishte një atlet i pabesueshëm.