Gjendet pa shenja jete i moshuari nga Vushtrria, i cili ishte i zhdukur

E publikuar: 13/02/2021 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ujkan Beqiri nga fshati Oshlan i Vushtrrisë është gjetur pa shenja jete në Milloshevë të Obiliqit të enjten.

Këtë për klankosova.tv e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, i cili ishte i raportuar si i zhdukur që nga data 9 shkurt.

Ndërsa, në raportin e policisë thuhet se i moshuari ishte gjetur në një fushë dhe ishte i shtrirë.

Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është identifikuar nga familjarët trupi të pajetë

Familjarët kanë deklaruar se i ndjeri kishte ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit, pasi ishte bllokuar në baltë.