Gjendet i vdekur personi që u zhduk para dy ditësh në Rugovë

E publikuar: 28/04/2019 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person që ishte në kërkim qe dy ditë, është gjetur pa shenja jete në fshatin Reka e Allagës në Rugovë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se M.N. (rreth 49 vjeçar) ishte në kërkim që nga data 26 prill e këtij viti, kur dyshohet se kishte marrë lëndime të rënda trupore nga tre persona.

Sot Prokuroria Themelore e Pejës kërkoi masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve A.N., Sh.L. dhe një të mituri lidhur me rastin.

“I dëmtuari i këtij rasti deri me tani ka qenë i paqasshëm për organet e ndjekjes, ndërsa për kërkimin e tij, përveç njësive relevante policore në teren janë angazhuar edhe FSK-ja”, kishte njoftuar kjo prokurori të dielën në mesditë, para se të gjente trupin e pajetë të M.N.