Gjendet i gjallë fëmija australian i humbur para pesë ditësh

E publikuar: 07/04/2015 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë 11-vjeçar, australian, që u zhdukën gjatë një pikniku me familjen e tij të premten e kaluar, është gjetur i gjallë pas pesë ditësh kërkimi nga policia dhe vullnetarët e shumtë që u lajmëruan menjëherë pasi u bë i ditur lajmi.

Luka Shambrook, që ka autizëm, rreth mesditës, të premten, ishte larguar rreth dy kilometra nga vendi ku kishte dalë familja e tij për piknik, dhe më pas mjegulla që mbuloi parkun kombëtar, rekreativ dhe shumë popullor në Viktorias, të quajtur Fraser, pamundësoi ribashkimin me familjen.

Qindra vullnetar i shkuan në ndihmë policisë dhe familjes së tij për të kërkuar djaloshin 11 vjecar, për të cilin ekzistonte frike të jetë mbytur në liqenin Eildon apo të ketë pësuar nga ndonjë kafshë e egër që nuk janë të rralla në këtë park.

Luka u gjet të martën në mëngjes, pasi gjatë rrugës për të gjetur shtegdaljen nga parku, kishte humbur kapucin, gjë që mundësoi lokalizimin e vendndodhjes së tij. Ai u gjet i ngujuar në një pjerrtësi të parkut dhe u dërgua në spital pasi kishte marrë hipotermi, por që sipas ekipit mjekësor, jashtë rrezikut për jetë.