Gjendet e vrarë një vajzë në Prishtinë (FOTO)

E publikuar: 18/02/2016 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një femër e moshës së re me inicialet D.Zh, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë, mbrëmjen e kaluar pas mesnate. Dyshohet se ajo është vrarë me armë zjarri.

Dyshohet se vajza është vrarë me armë zjarri pas një konflikti që ka pasur me të dashurin e saj, raporton Magazina.al.

Sipas informatave që posedon Magazina.al, nga burimet e afërta me viktimën, një person me iniciale A.D tashmë është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është duke u mbajtur në paraburgim.

Po ashtu sipas të njëjtit burim, personi i arrestuar dyshohet se ka qenë në lidhje dashurie me viktimën dhe ka qenë prezent në momentin kur ka ndodhur rasti.

Gjithsesi të gjitha mbeten të vërtetohen nga hetimet e policisë dhe nga mjekësia ligjore, pasi trupi është dërguar për obduksion dhe dëshmitë e vendit të ngjarjes janë duke u ekzaminuar.

Në anën tjetër shoqëria e saj përmes rrjeteve sociale kanë publikuar fotografinë e vajzës, duke shprehur ngushëllime për humbjen e saj.