Gjendet e pashpërthyer një predhë e minahedhësit në Prizren

E publikuar: 27/12/2018 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme në Prizren një person ka hasur në një mjet të pashpërthyer.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren saktësisht në transitin e vjetër në “Arban”, një person ka njoftuar se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i “EOD”-s nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin e dyshuar, bëhet fjalë për  një predhë të minahedhësit.

Mjeti i dyshuar, predha e minahedhësit, në vendin e ngjarjes në mënyrë të kontrolluar e të sigurt është asgjësuar.