Gjendet i braktisur një mjet lundrues misterioz (Foto)

E publikuar: 16/11/2016 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një mjet i vogël lundrues pa asnjë person ka dalë në breg në një fshat të vogël irlandez, ndërsa dyshohet të ketë ardhur nga Kanadaja.

Sipas njësisë së rojeve bregdetare, varka që besohet të jetë me energji diellore, u shfaq të dielën në  Ballyglass.

Por në një mbishkrim në varkë, të bën te mendosh që ajo i përket një aventurieri kanadez, Rick Small.

Në shkrimin e gjetur në varkë thuhet: Unë, Rick Small, ja dhurojë këtë strukturë një të riu të pastrehë për t’i mundësuar një jetë më të mirë”.

Megjithatë, ende nuk dihet sesi ky mjet lundrues ka përfunduar deri në brigjet e Irlandës, po ashtu nëse ka pasur persona në bord.

/tch/