Gjendet anija me të cilën “Hitleri ishte larguar drejt Amerikës së Jugut”! (Foto)

E publikuar: 17/04/2018 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U-3523 ishte një nga nëndetëset e Hitlerit e tipit XXI – një dizajn i ri dhe shumë i avancuar, e cila “erdhi shumë vonë për të ndaluar fitoren aleate”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për klasën e parë të U-anijeve të dizajnuara për të lundruar për një periudhë të zgjatur kohe dhe kishte një gamë që e lejonte të lundronte pa u ndalur deri në Amerikën e Jugut.

Siç thuhet më tej, U-3523 mendohej se ishte zhytur nga një sulm britanik më 6 maj 1945, por pamundësia për të gjetur rrënojat nxiti thashethemet se ajo kishte ikur.

Megjithatë, ajo tanimë është gjetur dhjetë milje detare në veri të Skagen – qyteti më verior i Danimarkës – dhe nëntë milje në perëndim të pozicionit të raportuar nga bombarduesi britanik.

Muzeu i Luftës së Detit i Danimarkës, i cili gjeti nëndetësen, tha se nuk kishte dëshmi se anija po ikte me udhëheqës nazistë ose plaçkë.

Gert Normann Andersen, drejtori i muzeut, tha: “Thashetheme ka se nëndetësja kishte vlerë të madhe të pasurisë nga Gjermania, sepse po shkonte larg Gjermanisë, edhe pse lufta mbaroi”.

“Unë mendoj se thashethemi u zhvillua sepse U-3523 ishte një anije shumë moderne dhe me aftësi për të udhëtuar në distancë të gjatë dhe disa nazistë u përpoqën të shpëtonin me gjërat e çmuara në ditët e fundit”.

“Por nëndetësja po shkonte në Norvegji, dhe jo në Amerikën e Jugut me nazistët dhe me gjëra me vlerë”.

Gjithsesi, gjatë gjithë kohës ka pasur pretendime se udhëheqja naziste, përfshirë vetë Hitlerin, duke shfrytëzuar ndoshta këtë anije, iku në Amerikën e Jugut në ditët e fundit të luftës. /Telegrafi/