Gjenden pikturat e Van Gogh (Foto/ Video)

30.09.2016 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy piktura të Van Goghut, të vjedhura në Amsterdam më shumë se një dekadë më parë, janë gjetur në Itali pas një operacioni të gjerë policor, që shënjestronte krimin e organizuar.

“Pamje deti në Scheveningen”, e krijuar në 1882-shin, dhe “Kongregacioni që i largohet kishës së reformuar në Nuenen”, e 1884-tës, ishin fshehur në njërën prej shtëpive të një trafikanti ndërkombëtar droge në Castellammare di Stabia, pranë Napolit.

“Kur i pamë aty nuk po u besonim dot syve”, tha një zyrtar lokal për gazetën italiane “La Repubblica”.

Autenticiteti i pikturave është konfirmuar tashmë nga ekspertët e Muzeut të Van Goghut, ku veprat e rralla të artit u vodhën në vitin 2002. Drejtori i muzeut, Axel Rütger nuk e pohon dot me siguri, nëse ato do të kthehen tani shpejt në Holandë, pasi mund të përdoren si prova në proceset gjyqësore.

“Pas një kohe kaq të gjatë, nuk guxoja as ta çoja nëpër mendje se do të gjendeshin ndonjëherë. Kemi pritur14 vite për këtë moment dhe sigurisht do të donim t’i sillnim menjëherë në shtëpi. Por do të na duhet të bëjmë durim. Jam i bindur se do të kemi mbështetjen e autoriteteve italiane”, tha Axel Rütger, drejtor i Muzeut “Van Gogh”, në Amsterdam.

Gjatë jetës së tij, piktori i madh dhe tepër i avancuar për kohën e vet nuk shiti veçse një pikturë, “Vreshtën e kuqe”. Sot veprat e tij vlerësohen me çmime marramendëse, që mbërrijnë në miliona dollarë.

Piktura “Plazhi i Scheveningen”

Piktura “Dalja nga Kisha protestante e Nuenen”

Policia italiane duke bërë publike pikturat e vjedhura që i janë sekuestruar mafias napolitane

 

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetar / praktikant
artikull i sponzorizuar


Rusia e shqetësuar se nuk ka përparim në marrëdhëniet SHBA-Rusi

Rusia e shqetësuar se nuk ka përparim në marrëdhëniet SHBA-Rusi

UP nuk e lejon Komunën e Prishtinës të ndërtojë parkingje brenda kampusit

UP nuk e lejon Komunën e Prishtinës të ndërtojë parkingje brenda kampusit

Vuçiq thotë se do ta jetësojë premtimin për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë

Vuçiq thotë se do ta jetësojë premtimin për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë

Haradinaj këmbëngulës: Me Qeverinë e re pas 90 ditësh lëvizim pa viza

Haradinaj këmbëngulës: Me Qeverinë e re pas 90 ditësh lëvizim pa viza

I aksidentuari në Prishtinë, ndërron jetë në QKUK

I aksidentuari në Prishtinë, ndërron jetë në QKUK

Mediat serbe: Sulm i ri i shqiptarëve, Jahjaga “përdhunon” Serbinë në mes të Beogradit

Mediat serbe: Sulm i ri i shqiptarëve, Jahjaga “përdhunon” Serbinë në mes të Beogradit

Tërmet i rëndë në Indonezi

Tërmet i rëndë në Indonezi

Vdes punëtori turk i ashensorëve derisa po punonte në një ndërtesë në Gjilan

Vdes punëtori turk i ashensorëve derisa po punonte në një ndërtesë në Gjilan

Koreja e Veriut paralajmëron ‘një dhuratë më të madhe’ për SHBA-të

Koreja e Veriut paralajmëron ‘një dhuratë më të madhe’ për SHBA-të

Vuçiq: Kosovën s’do ta njoh, por…

Vuçiq: Kosovën s’do ta njoh, por…

Berisha: Kjo është pyetja e parë që do t’ja bëj Haradinajt si kryeministër

Berisha: Kjo është pyetja e parë që do t’ja bëj Haradinajt si kryeministër

Votuesit joshen me mbi 4 milionë euro

Votuesit joshen me mbi 4 milionë euro

Rrebesh plumbash mbi zyrën e kryetarit të Leposaviqit

Rrebesh plumbash mbi zyrën e kryetarit të Leposaviqit

Kryeministri kanadez i kërkon falje Papa Françeskut, ja pse

Kryeministri kanadez i kërkon falje Papa Françeskut, ja pse

Ky është shteti që iftari hahet pas 21 orësh agjërim

Ky është shteti që iftari hahet pas 21 orësh agjërim

Macron paralajmëron Putin: Mos…

Macron paralajmëron Putin: Mos…