Gjenden njëmijë dhëmbë të njerëzve brenda murit të një ndërtese (Foto/Video)

E publikuar: 02/11/2018 23:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup punëtorësh të ndërtimtarisë në Georgia kanë gjetur njëmijë dhëmbë të njerëzve të “varrosur” brenda një muri.

Një objekt afarist i njohur si TB Converse në Valdosta po rinovohej nga punëtorët, të cilët mbetën të habitur kur brenda një muri gjetën dhëmbë të njerëzve, transmeton Telegrafi.

Ata ishin “varrosur” brenda murit të katit të dytë, kurse fotografitë e dhëmbëve në internet janë bërë virale.

Ende nuk dihet se si dhëmbët kanë përfunduar brenda murit, edhe pse në këtë objekt kohë më parë kishin funksionuar dy ordinanca private të stomatologjisë.

Mjeku Clarence Whittington, ishte personi i parë që kishte punuat në ndërtesën Convertse që është ndërtuar në vitin 1900.

Në vitin 1911 ky kat i ndërtesës ishte marrë me qira nga mjeku Lester G Youmans, një dentist tjetër që ushtroi aktivitetin e tij në objekt deri më 1930. /Telegrafi/