Gjendej para timonit të autobusit, shoferi regjistron veten duke mbajtur kokën anash – për t’i mashtruar kolegët (Video)

E publikuar: 21/11/2018 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti i mrekullueshëm kur një shofer e regjistron veten derisa gjendet para timonit të një autobusi – por nuk është ashtu siç duket në pamje të parë.

Në pamjet e publikuara në internet, përcjell Telegrafi, shihet duke shikuar anash, derisa po ecnin nëpër rrugët e Rio de Janeiro, Brazil.

Ai duket çuditërisht i pa shqetësuar nga mungesa e kujdesit dhe vëmendjes së tij, dhe të bën të mendosh se po rrezikon gjithnjë e më shumë.

Por, kur më vonë ai kthen kamerën në pjesën përpara, kuptohet se bëhet fjalë për diçka tjetër.

Siç edhe mund të shihet, ai ishte para timonit të një autobusi, por se autobusi ishte duke u bartur nga një kamion, pas një avarie.

Dhe arsyeja pse kishte bërë diçka të tillë, ishte sepse videon ua kishte dërguar kolegëve të tij, për t’ju treguar “se sa i aftë ishte në vozitje”. /Telegrafi/