Gjen të fejuarin në imazhin e fëmijërisë, çifti nga Kosova bëhen të famshëm në mediat botërore (Foto)

E publikuar: 11/12/2017 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë i ri nga Kosova mbeti i habitur kur pa veten në një fotografi të fëmijërisë së fejuarës së tij të shkrepur 10 vite më parë, ku ai shihet në sfond, shkruan Daily Mail.

Verona Koliqi dhe Miranda Buzaku po shikonin disa fotografi të vjetra së bashku, kur vërejtën diçka të pazakontë, transmeton Telegrafi.

Dhe pasi që e shikuan më me vëmendje një fotografi, dyshja vërejtën se Mirandi ishte prapa shpinës së saj i veshur me një bluzë pa mëngë ngjyrë të verdhë, duke shijuar rrezet e diellit në dyshekun për plazh.

“Ai tha, ‘prit pak, mendoj se ai djaloshi në foto jam unë’. Mbetëm ta habitur dhe filluan ta shikojmë njëri-tjetrin dhe thamë, ‘nuk ka mundësi të jetë e vërtet’. E di se diçka e tillë mund të ndodhë”, ka deklaruar Verona për Yahoo.

Por çifti ishin njohur, kur Verona u rikthye në vendlindjen e saj në Kosovës pasi jeton në Londër. Ata u fejuan një vit më vonë Turqi dhe shumë shpejt pritet të martohen.

Fotografia e shumëpërfolur e tyre ka marrë mijëra komente dhe pëlqime në Instagram, nga njerëz nga vendet të ndryshme globit. /Telegrafi/