Gjejnë ‘mbeturina’ në garazh dhe pothuajse i hodhën tutje: Në fund, fituan gjysmë milion euro

E publikuar: 10/11/2020 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift britanik, duke iu falënderuar një qeseje me plot lodra nga Star Wars, fitoi hiq më pak se 443,000 euro.

Çifti Saurbridge në Anglinë qendrore nuk e dinte se çfarë të bënte me grumbullin e kukullave dhe anijeve kozmike që fqinji i tyre kishte mbledhur për dekada, shkruan e përditshmja The Times.

Për fat të mirë, djali i tyre supozoi se koleksioni ishte i vlefshëm dhe ftoi një ekspert për të vlerësuar koleksionin, i cili gjithashtu përfshinte figura të paketuara në paketimin origjinal.

“Shumë prej lodrave ishin pak të lagura, por ky është koleksioni më i bukur i Star Wars që kam parë ndonjëherë,” i tha të përditshmes britanike eksperti Chris Aston nga Ankandi Aston.

“Ne morëm kërkesa nga e gjithë bota dhe ishim të sigurt se shitjet do të shkonin mirë,” tha ai.

Midis artikujve ishte komandanti i Star Destroyer, një nga avionët nga flota e Perandorisë Galaktike, dhe ka, për sa dihet, vetëm dy kopje në paketimin origjinal dhe ai u shit për 32.500 funte (më shumë se 36,000 euro).

Figura e Jawe, një krijesë e vogël me kapuç dhe sy të shkëlqyeshëm, ishte gjithashtu e paketuar dhe si një nga dhjetë ekzemplarët e famshëm u shit për më shumë se 30,000 euro.

Figurat, e frymëzuara nga filmi ‘Kthimi i Jedit’, të cilat ishin blerë për më pak se dy euro për copë në fillim të viteve ‘80, u shitën në ankand me një çmim prej 1,550 euro.

Artikujt dhe lodrat nga një prej serive më të famshëm të filmave në botë kanë tërhequr koleksionistë për më shumë se katër dekada, të gatshëm të japin shuma përrallore për një figurë.

Kështu, figura e Luke Skywalker, e cila u ble si një lodër për fëmijë në vitin 1978, u shit në vitin 2015 në ankandin në internet të Sotheby’s për 25,000 dollarë, transmeton KosovaPress.