Gjashtë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë

E publikuar: 21/07/2020 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 66 pacientë me COVID-19. Sipas njoftimit nga këta pacientë 58 janë të konfirmuar, dhe 8 në pritje të rezultateve.

 “Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. 5 Pacientë janë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 7 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim theksohet se gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈.

“Nga këta 23 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 6 lindje, 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore. Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione.

Në ditët e vikendit 228 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,906 analiza”, thuhet në njoftim./Express/