Gjashtë komunat më të prekura me koronavirus në Kosovë

E publikuar: 18/06/2020 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri tani në Kosovë janë testuar afër 20 mijë persona, ku prej tyre pozitiv kanë rezultuar 1 mijë e 833 persona, me gjithsej 34 raste të vdekjes.

Komunat të cilat kanë numër treshifror të të infektuarve me koronavirus janë Prishtina me 282 të infektuar, Vushtrria me 267, Prizreni me 188, Ferizaji me 138, Peja me 109 dhe Gjilani me 102 të prekur.

Derisa, Peja dhe Gjilani me rastet e infektuara mbrëmë kanë arritur numër treshifror të të prekurve me koronavirus.

Komuna më më së shumti raste aktive mbetet Vushtrria, me gjithsej 216 raste.

Pastaj Prishtina me 206 raste aktive dhe Prizreni me 61 raste aktive./FrontOnline/