Gjashtë klube shfaqin interesim për Kovacicin

E publikuar: 07/08/2018 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjashtë klube janë duke ndjekur me kujdes situatën e Mato Kovacic te Real Madridi.

Kroati me shumë mundësi do të largohet nga Los Blancos brenda muajit.

Është raportuar se 24-vjeçari ka refuzuar të paraqitet në stërvitjen e ditës së hënë pasi dëshiron një aventurë të re.

Për Kovacicin tashmë kanë shfaqur interesim Manchester City dhe Unitedi, por edhe Paris Saint Germaini, Interi, Milani dhe Napoli.

Kontrata e tij me Realin përfundon në vitin 2021, ndërsa klubi spanjoll për kartonin e tij kërkon 90 milionë euro.

Edhe pse Kovacic kishte pak minuta për Kroacinë në Kampionatin Botëror 2018. në talentin e tij askush nuk diskuton (Foto: Getty Images)

Kovacic në sezonin e fundit u paraqit në 36 ndeshje (shumica si zëvëndësues), por nuk shënoi asnjë gol.

Ai është prodhim i Dinamos së Zagrebit, ndërsa te Interi ku luajti për tre sezoni u transferua në vitin 2012. /Telegrafi/