Gjashtë arsye për të mos e blerë OnePlus Two

E publikuar: 10/11/2015 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telefoni i ri i kompanisë OnePlus ka sjellë një varg veçorish të jashtëzakonshme, por ka edhe mungesat e tij.

OnePlus Two është pasues i “vrasësit të smartfonëve” OnePlus One. Kjo do të thotë që duhet të jetë i shkëlqyeshëm.

Ndërsa është një nga telefonët e veçantë, ne po ju japim të kundërtën – shtatë arsye për të mos e blerë.

Duhet ta sqarojmë se këto janë vetëm mendime që paraqesin mangësitë e kësaj pajisje, njofton Klan Kosova.

Po fillojmë me Sistemin e Ftesave. OnePlus është duke vazhduar që me atë që e filloi me smartfonin e parë, gjë që mund të jetë penguese për shumkë.

Arsyeja e parë: bateria që nuk zëvendësohet. Megjithëse OnePlus Two ka një pjesë të prapme të zëvendësueshme, bateria ësthë e vulosur.

Arsyeja e dytë: mungesa e mbushësit ëireless dhe atij të shpejtë. Po të mungonte njëra nga këto mundësi ndoshta nuk do të ishte problem i madh, por përderisa të tjerët smartfonë kanë njërën apo të dy këto mundësi, OnePlus Two del të jetë shumë prapa si i tillë.

Arsyeja e tretë: mungesa e NFC-së. Ky sistem mund të mos jetë shumë i përdorur, por ka një numër të caktuar njerëzish që e përdorin për pagesa dhe atyre do t’u mungonte.

Arsyeja e katërt: mungesa e hapësirës për kartela SD. Kjo është një tjetër çudi, si ajo e baterisë së vulosur. Përderisa ka pjesë të prapme të zëvendësueshme dhe vend për dy Sim kartela do të ishte normale që të kishte edhe hapësirë për kartela SD, njofton Klan Kosova.

Arsyeja e pestë: nxehet shumë. OnePlus Two ka procesor Snapdragon 810, që është vërtetuar të ketë probleme të mbinxehjes. Por meqë ka pjesë të prapme jometalike nuk është problem i madh. Megjithatë në disa raste mund të vërehet.

Arsyeja e gjashtë: home button-i. Meqë nuk është buton taktil ka probleme që të bëjë kalimin nga lexuesi i shenjave të gishtave.