Gjarpri misterioz me nga një kokë në të dy anët e trupit (Video)

E publikuar: 06/02/2018 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri më tani, janë parë gjarpërinj me nga dy koka, por ato zakonisht i kanë në një pjesë, ndërsa ky rast është shumë i veçantë sepse janë nga një kokë në të dy anët e trupit.

Kalimtari i njohur vetëm si Yang, e ka filmuar reptilin e gjatë afro 20 centimetra, që përdridhej në një pjesë malore të Zheijang të Kinës, transmeton Telegrafi.

“Duket sikur të dy kokat, po grindeshin se cila të merr kontrollin mbi trupin”, ka shkruar Yang në përshkrimin e videos.

Në anën tjetër, ekspertët besojnë se është ndonjë deformim që ngjanë me kokën, por nuk mund të saktësojnë pa e parë gjallesën nga afër. /Telegrafi/