Gjarpri me dy koka, ato luftojnë njëra-tjetrën në përpjekje për të kontrolluar trupin (Video)

E publikuar: 05/02/2018 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë publikuar disa pamje që tregojnë një gjallesë të tillë çfarë shohim rrallë, për të mos thënë kurrë.

Sipas përshkrimit të videos, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një gjarpër i cili është kapur nga nga kamera, me nga një kokë në secilin fund të trupit të saj.

Siç edhe mund të shihet, krijesa e tmerrshme shihet duke u rrotulluar në tokë, pasi kameramani fillon ta godasë atë.

Dhe për disa sekonda, duket se kemi të bëjmë me diçka jo të zakonshme. Të dy kokat duket se po luftojnë njëra-tjetrën në një përpjekje për të kontrolluar trupin.

Sipas mediave të huaja, pamjet janë marrë në Qingyuan, Provinca Zheijang, Kinë më 1 shkurt. /Telegrafi/