Gjarpri “gëlltit” pëllumbin në një rrugë të frekuentuar të Londrës (Video, +18)

E publikuar: 07/08/2018 05:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kalimtar rasti ka filmuar me telefon të mençur krejt rastësisht në pjesën lindore të Londrës, një boa (lloj gjarpri) duke gëlltitur një pëllumb.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë që frekuentohet nga mijëra kalimtarë rasti në pjesën lindore të Londrës, transmeton Telegrafi.

Dhe pasi që u publikua në internet videoja ajo shpejt u bë virale, kurse aktivistët e organizatës për mbrojtjen e kafshëve menjëherë kanë reaguar duke e kapur boan dhe dërguar në një strehimore.

Ata kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve që t’i informojnë se si ka arritur në këtë rrugë kjo kafshë. Ndërkaq, sipas informatave të para një kalimtar rasti kishte gjetur pëllumbin e ngordhur që ia kishte “dhuruar” boas. /Telegrafi/