Gjakovarët dalin në piknik, ndërhynë policia për shpërndarjen e tyre

E publikuar: 17/03/2020 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se policisë së Kosovës i është dashur të ndërhyje në Shkukez për të shpërndarë qytetarët.

Gjini ka pohuar se “nuk jemi në pushim vjetorë e as në ndonjë festë”. Andaj, siç ka thënë ai, shteti është i detyruar të veprojë kundër një numri njerëzish që në mënyrë kaq të papërgjegjshme e rrezikojnë vetveten dhe tjerët.

Postimi i Gjinit:

Të dashur qytetarë,

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë dhe shumë të lartë që secili prej nesh të infektohet me koronavirus, shteti ka vendosur që të mbyllen shkollat dhe shumë institucione tjera.

Por nuk jemi në pushim vjetorë e as në ndonjë festë!

Sot jemi detyruar të intervenojmë me polici për shkak të numrit të madh të qytetarëve të koncentruar në Shkugëz.

Kjo sjellje e disa njerëzve është skajshëm e papërgjegjshme kundrejt familjeve të tyre dhe qytetarëve tjerë. Kjo është injorancë e skajshme.

Distancimi social është e vetmja mënyrë për ta shmangur një të keqe edhe më të madhe.

Shteti është i detyruar të veprojë kundër një numri njerëzish që në mënyrë kaq të papërgjegjshme e rrezikojnë vetveten dhe tjerët./