Gjakova veturën e 27 mijë eurove e shiti 8 mijë euro

E publikuar: 21/03/2015 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Komunës së Gjakovës ka shpenzuar 13,488.63 euro për dreka zyrtare, për mëditje jashtë vendit 6,880.58, karburant për automjete 4,182.31. Po ashtu, duke organizuar ankand publik, AAK thotë se Komuna ka shitur në vlerë simbolike automjetin zyrtar audi A6 të zyrës së Kryetarit në vlerë 8,150.00, vlera e të cilit ka qenë 27,000.00 euro.

Kështu thuhet në një komunikatë të AAK-së në Gjakovë të cilët kanë kërkuar një specifikim në mënyrë analitike nga zyra e Kryetares për shumën e shpenzuar për ndarje të subvencioneve në vlerë 83,395.22 euro.

Sipas tyre, qeveria lokale po tregon në këtë raport që nuk dinë të qeverisë, nuk dinë të drejtojnë por as të krijojnë menaxhim efikas modern.

“Nga të hyrat e saj, Komuna e Gjakovës i ka të pa arkëtuara 5,695,799.00 euro, pa obligime të ndërmarrjeve shoqërore në vlere 2,906,693.00 drejtorit që planifikojnë në participimin e të hyrave komunale, planifikimin e bëjnë mëtë ulet që në fund të vitit të raportojnë kinse e kanë tejkaluar planin buxhetor.

Ne si opozitë ju kujtojmë që ekzistojnë 70 lloje të të hyrave Komunale, keni ngecje të madhe në inkasimin e të hyrave nga Tatimi në pronë, vlera e obligimeve të tatimit në pronë ndaj Komunës është 4,099,722,52.00 ndërsa faturimin për një vit e keni 1,548,171,26.00euro , borxhi nga qiratë e dyqaneve është ne vlerën 365,638.00 planifikim qesharak në vlere 40.000 dhe inkasimi 14,282.00 tregon se si drejtoritë planifikojnë pa ndonjë analize paraprake, taksa në firmë e cila nga viti i kaluar nuk faturohet më, tregon se sa e paaftë është drejtoria e zhvillimit ekonomik që të komunikoj mebizneset që të bëjnë shlyerjen e taksës në firmë, sepse borxhi është në vlerë 986,549.00, planifikimi 280,000.00realizimi 117,420.50 euro”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

Po ashtu, duke organizuar ankand publik AAK thotë se Komuna ka shitur në vlerë simbolike automjetin zyrtar audi A6 të zyrës së Kryetarit në vlerë 8,150.00, vlera e të cilit ka qenë 27,000.00 euro duke dëmtuar në formë indirektebuxhetin e varfër të Komunës.

Mbesim me shpresë që vërejtjet dhe kritikat tona për raportin financiar të implementohen këtë vit.