Gjakova në balotazh, Ardian Gjini prin me vota

E publikuar: 23/10/2017 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Gjakovës e cila deri në ditën e zgjedhjeve u udhëheq nga kandidatja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila pritet të shkojë në balotazh.

Sipas rezultateve të KQZ-së, nga numërimi i mbi 94 përqind të votave, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka vituar 40.75% të votave apo saktësisht në numër, 16 mijë e 86 vota, transmeton Indeksonline.

Në anën tjetër kandidatja Kusari-Lila ka arritur të sigurojë 31.49 përqind të votave apo saktësisht 12 mijë e 4298 vota në numër. Sipas këtyre rezultateve qytetarët e Gjakovës do të dalin sërish në votime, për të votuar për njërën nga partitë, AAK apo Alternativa.

Kandidati i Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka arritur të sigurojë 4 mijë e 954 vota apo 12.55 përqind.