Gjakova e fiton betejën e parë në Paris, kalon në rundin e tretë

E publikuar: 08/02/2020 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, i ka ndjekur hapat e bashkëkombëseve të veta, Distria Krasniqit dhe Laura Fazliut, duke e nisur rrëgutimin në Grand Slamin e Parisit me fitore.

Nora Gjakova synon ta fitojë medaljen e artë të kategorisë deri në 57 kilogramë në Paris. Ajo e nisi këtë rrugëtim si është më së miri, pasi që siguroi fitore me ippon kundër xhudistes nga Azerbajxhani, Alexandra-Larisa Florian, raporton Gazeta Express.

Me këtë fitore në rundin e dytë, Gjakova e ka siguruar një vend në rundin e tretë në kategorinë e saj, pasi që rundin e parë e kaloi pa luftë.

Kosova po përfaqësohet me tri garuese në turneun e xhudos, “Paris Grand Slam 2020”, njëra prej të cilave është edhe Nora Gjakova. Edhe pse pritej që pjesë e këtij turneu të ishte edhe Majlinda Kelmendi, trajneri Driton Kuka e tërhoqi atë në momentet e fundit.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi e filloi me fitore Grand Slamin e Parisit, pasi që ishte shumë e fortë për algjerianen Flaza Aissahine në përballjen e rundit të dytë, pasi rundin e parë e kaloi pa luftë.

Edhe Laura Fazliu e nisi me këmbë të mbarë rrugëtimin në kategorisë deri në 63 kilogramë, në Grand Slam Paris 2020, duke siguruar fitore kundër turkes Minel Akdeniz me ippon në rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë e pret koreania Hee Ju Han.