Gëzimi i 80-vjeçares pasi ia lyen flokët për herë të parë (Video)

E publikuar: 11/01/2019 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur të jesh në moshë, më nuk brengosesh se çfarë po bën.

Kështu veproi edhe Alayde Menna Barreto nga Brazili, të cilës tërë jetën ia kishin mohuar t’i lyente flokët, transmeton Telegrafi.

Fillimisht familjarët rigoroz, pastaj burri shumë konservator, ia ndalonte asaj që ta ndryshonte ngjyrën e flokëve.

Tani që ka mbetur vetëm dhe më nuk ia ndalon askush, mësimdhënësja e pensionuar kërkoi t’i plotësohej dëshira jetësore.

Madje, megjithëse është 80-vjeçari, zgjodhi ngjyrën e gjelbër, njëjtë sikurse disa adoleshente të lagjes së saj.

Në momentin që mbesa saj ia hapi sytë dhe Barreto e pa vetën në pasqyrë, u gëzua së tepërmi dhe ndjehej shumë e lumtur.

Ndryshimi i ngjyrës, që duket si procedurës e thjeshtë, për të ishte ndryshim i madh në jetë, ndërsa inkurajon të gjithë që të mos presin gjatë dhe të mos frikësohet për t’i bërë gjërat që kanë dashur gjithmonë. /Telegrafi/