Getinjo pozon i zhveshur si Cristiano Ronaldo

E publikuar: 11/07/2018 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krejt kjo pauzë vjen ngase ai dhe vëllai i tij, reperi Mozzik, do të punojnë për projektet e reja që do të lansohen pas verës.

Sido që të jetë, Getinjo është një personazh mjaft i pëlqyer dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh, ai ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme e tij, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese.

Së fundmi, reperi nga Ferizaji ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet i zhveshur teksa vë në pah trupin e tij.

Ai gjithashtu vë në dukje edhe tatuazhet e shumta, me të cilat ka mbuluar një pjesë të mirë të trupit.

“CR7”, shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë, me çka i referohet pozës së marrë si futbollisti i famshëm, i cili shpesh pozon i zhveshur për të reklamuar linjën e të brendshmëve të tij.