Gerrard: Salah është lojtari më i mirë në botë aktualisht

E publikuar: 25/04/2018 18:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas spektaklit që dhuroi Mohamed Salah në ndeshjen kundër Romës, Steven Gerrard e ka lavdëruar futbollistin e Liverpoolit duke e etiketuar si lojtarin më të mirë në botë aktualisht.

Egjiptiani shënoi dy gola dhe asistoi në dy të tjerë, në fitoren prej 5-2 të Redsave ndaj Giallorossëve.

Foto: Getty Images

Dhe natyrisht se ish-kapiteni i Liverpoolit ka vetëm fjalë miradije për lojtarin 25-vjeçar.

“(Salah) është në formë jetësore. Është vështirë ta krahasosh me (Cristiano) Ronaldon dhe (Lionel) Messin, për atë që ata e kanë bërë për një kohë shumë të gjatë dhe kanë qenë vazhdimisht në formë”.

Foto: Getty Images

“Mirëpo, pa kurrfarë dyshimi, ai është lojtari më i mirë në planet aktualisht”, është shprehur Gerrard për BT Sport.

Salah u transferua te Liverpooli në verën e kaluar pikërisht nga Roma dhe po kalon një sezon të jashtëzakonshëm.

Ai tashmë është shpallur lojtari më i mirë në futbollin anglez, ndërsa është duke shkëlqyer edhe në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/