Gerrard: Liverpooli mund t’i bëjë ballë Real Madridit

E publikuar: 02/05/2018 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka thënë për ish-skuadrën e tij është lajm i mirë që Real Madridi është në finale.

Ndeshja u mbyll 2-2 ndërsa me rezultat të përgjithshëm 4-3, Los Blancos kaluan tutje.

Gjasat janë që Liverpool të kaloj në finalen e Kievit që zhvillohet me 26 maj, pasi ndeshjen e parë ndaj Romës e kanë fituar me rezultat 5-2.

Reali është në finalen  e tretë radhazi duke konfirmuar se skuadra aktuale është në nivel të lartë.

“Ta shikosh Liverpoolin, janë një skuadër e fortë. Ata mund t’i bëjnë keq Real Madridit”.

“Është e pabesueshme si arritje, tri vjet radhazi në finale për Real Madridin”, ka thënë Gerard.

Sipas legjendës angleze Bayern Munich kanë luajtur më mirë në dy ndeshje, por futbolli di të jetë i tillë. /Telegrafi/