George Clooney ia paguajti pushimet 6 javore fqinjëve që të mos shqetësohen nga renovimi i shtëpisë së tij

E publikuar: 08/04/2017 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori i famshëm, George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal shumë shpejt do të bëhen prindër të binjakëve.

Meqenëse familja e tyre po shtohet, ata kanë menduar të zgjerojnë shtëpinë e tyre në Berkshire.

Por, punimet që do të zhvillohen për renovimin e shtëpisë së tyre të re me gjasë do t’i shqetësojnë fqinjët.

Mirëpo,Clooney dhe Amal kanë menduar edhe për ata, duke iu dhuruar një shumë prej 45 mijë paund në dëmshpërblim për shqetësimin që u krijohet nga punimet e shtëpisë.

Çifti John Grove 58 vjeç dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare do të shijojnë pushime të gjata prej gjashtë javësh, në një prej hoteleve më luksozë në Korfuz, si dhe 30 mijë paund para të thata, ndërsa vlera e pushimeve luksoze shkon në 15 mijë paund.