George Clooney aksidentohet në Sardenjë të Italisë

E publikuar: 10/07/2018 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E përditshmja lokale La Nuova Sardegna raporton se plagosjet e Clooney nuk janë serioze, por ai është dërguar në dhomën e emergjencës në spitalin Gjon Pali II.

Gjithashtu thuhet se 57 vjeçari ishte duke shkuar për të xhiruar një film, xhirimet e së cilit ishin vendosur të mbahen të martën, kur motoçikleta e tij u godit nga një makinë, shkruan TheGuardian, transmeton Gazeta Express.

Clooney ka një shtëpi në kontinentin italian, në Liqenin e Comos. Aktori hollivudian nodhet në Sardenjë që nga mesi i majit, duke xhiruar serinë televizive Catch-22, regjisor i së cilës është vet ai./Gazeta Express.