Gent Zenelaj e tregon për herë të parë: Molla e sherrit Albano Bogdo!

E publikuar: 08/07/2018 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai u ka rrëfyer Aulonës dhe Fatmës se pakënaqësitë kanë filluar që në momentin që Ermal mamaqi iku nga “Apartamenti 2xl” dhe organizatorët donin që ta zëvendësonin me Albano Bogdon gjë për të cilën Genti nuk ishte aspak dakord.

” Gjërat kanë ndodhur dhe nuk është mirë të jetosh me kufoma në dollap. Njëfarë magjie u prish pas largimit të Ermalit. Debatet filluan sepse tentonin të fusnin Albanon në vend të Ermalit. Por vendin e Ermalit e ka vetëm Ermal Mamaqi! Nëqoftëse një ditë do të ketë “SHBLSH” ata do jenë Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi. Askush tjetër. Sa herë që tentonin të fusnin Albanon mua më krijohej konflikt. U thoja SHBLSH-at lëri, krijo “Apartamentin 2xl” pse tenton ti riparosh. SHBLSH-at kanë filluar nga zero. është për tu habitur por nëse do kishim një material, SHBL:SH-at e mësojnë të tre bashkë për çerek ore. Sepse është alkimi. Nuk krijohet por vjen për shkak të një pune shumë të gjatë. Pastaj erdhi një moment kur unë isha i lodhur me televizione ku paguhesha pak. Isha i lodhur me televizione ku vonohej rroga. E pashë veten 10 vjet në televizion dhe s’isha i zoti të paguaja kredinë. Numëroja fundin e muajit. Pastaj erdhi Agon Channel. U kërkova u thashë le të ngelemi miq, dy vite kalojnë shumë shpejt. Nuk e panë kështu. Më thanë o me ne o me ata. Unë vazhdova jetën time ata të tyren. “,- ka treguar Genti./Blitz.al/