Gent Cakaj takohet me homologen austriake – konfirmohet bashkëpunimi dypalësh

E publikuar: 26/04/2019 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka takuar homologen austriake, Karin Kneissl, me ç’rast kanë biseduar për domosdoshmërinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Cakaj ka bërë të ditur se Shqipëria e ka mbështetjen e pakursyer të Austrisë për hapjen e negociatave për anëtarësim të saj në Bashkimin Europian.

“Tepër mirënjohës për Ministren Kneissl për qasjen e hapur, sjelljen bashkëpunuese dhe mbështetjen e pakushtëzuar për Shqipërinë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Ministrit Cakaj në Facebook.