Gena së shpejti vjen me një bashkëpunim

E publikuar: 10/06/2020 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gena është goxha aktiv me projekte të reja muzikore, në të cilat shpeshherë vjen edhe me duete.

Këngëtari, së fundi përmes një videoje të shkurtër, ka njoftuar se po vjen me një duet me Olsi Bylykun.

“Gena ft Olsi Bylyku… së shpejti…”, ka shkruar ai, ndërsa lë të kuptohet se kjo këngë do të shoqërohet edhe me videoklip.

Kujtojmë se “Mall për ty” mban titullin kënga e fundit e Genës, e cila është publikuar gjatë muajit mars.