Gen Zeqiraj trajneri i cili po ua “ndërron” pamjen vip-ve shqiptar (FOTO)

E publikuar: 26/04/2017 19:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke u nisur nga 50 milionshi i Arsenalit, Granit Xhaka e deri te këngëtaret e njohura të showbizit tonë.

Emrat si Dafina Zeqiri, Genta Ismajli, Morena Taraku, Fibi, Diellza Kolgeci, Agnesa Vuthaj, Eva Ndoj, Baby Gee, Shkenda Dubova, Laureta Maqedonci, Mozzik, Getinjo, Butrint Imeri, Labinot Gashi, Trinnga Kay, Ana Rrustemi e shumë e shumë të tjerë janë pjesë “FIT-IN GYM”, shkruan GazetaBlic.com

Poashtu kampioni i shumëfishtë në “Bodybuilding” Gen Zeqiraj është trajner personal edhe për disa sportistë shumë të njohur e një nga to është edhe karateistja Gresa Hyseni.

Në një prononcim për GazetaBlic ai ka thënë që ndihet i privilegjuar dhe të njëjtën kohë falënderon të gjithë artistët dhe gjithë qytetarët të cilët ushtrojnë tek ai.

“Është kënaqësi e madhe të punosh me meshkujt dhe femrat shqiptare, unë për veti kënaqem dhe jam shumë i lumtur që pa dallim janë apo nuk janë persona publik ata punojnë shumë. Tani shumica e rinisë po kujdesen për shëndetin e tyre. të gjithë e dimë që duke u marrë me aktivitete fizike për veç që e siguroni shëndetin tuaj, po ashtu edhe  pamja fizike e juaj bëhet ma tërheqëse”, tha Zeqiraj.