Geci: Marrëdhëniet mes Ademit dhe Rexhepit u prishën kur erdhën paratë

E publikuar: 02/03/2016 00:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gani Geci gjatë emisionit “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se Adem Jashari dhe Rexhep Selimi i kanë pasur marrëdhëniet e mira deri në vitin 1997 kur filloi ardhja e financave nga jashtë.

“Fillimisht marrëdhëniet kanë qenë të mira, nuk ka pasur marrëdhënie të këqija. Kur kanë nis me ardhur paret, atëherë kanë nisur të prishen marrëdhëniet. Deri në vitin 1997 nuk ka pasur armatim. 50 kallashë ka pasur krejt Drenica”, ka thënë Geci.