Gecaj tallet me sulmuesit e Hotit, “Komandantët” e vezëve nga njësiti i pulave!

E publikuar: 22/02/2020 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj, i ka fajësuar zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj, është tallur me sulmuesit e Hotit, duke i quajtur komandantë të vezëve nga njësiti i pulave.

Postimi i plotë i Bajram Gecajt

“Komandantët” e vezëve nga njësiti i pulave!

Ata që dje, me votën pro në parlamentin e Kosovës, “mbrojtën” Çakorrin e Zhlepin nga Mali i Zi, pretendojnë që sot, me vezë, të “mbrojnë” Kosovën nga kthimi i Rusisë dhe Serbisë! Fatkeqësisht ende ka të tillë që e besojnë tregimin e ujkut (është ujku, është ujku)!