Gecaj i reagon Xhavit Halitit: Mustafa nuk bie pre e këshilltarëve amatorë

E publikuar: 31/08/2017 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëpunëtori i Isa Mustafës, Bajram Gecaj i ka reaguar Xhavit Halitit të PDK-së i cili ironizoi me shkrimet e kreut të LDK-së bërë së fundmi në Facebook, drejtuar PDK-së e Kadri Veselit.

Gecaj thekson se Isa Mustafa nuk bie pre e këshilltarëve amatorë, derisa thotë se edhe shefin e Xhavit Halitit, Kadri Veselin, këshilltarët e futën në një udhë pa krye në zgjedhjet e fundit.

“Shumë herë e di që edhe Isës ia kanë lëshuar mjekrën duke shkruar në statuset e tij dhe është detyruar ta mbyllë atë”, tha sot Haliti për Express.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

PËRGJIGJE XHAVIT HALITIT

Njeriu shpesh thonë niset nga vetvetja kur percepton të tjerët. Tanimë dihet botërisht se Kadri Veselit “ja futën mjekër” këshilltarët e tij duke e shty në një udhë pa krye në zgjedhjet e fundit, fatale për PDK-në. Dhe mu për këtë, Xhaviti po beson se, ashtu si Kadriu, edhe Isa Mustafa është i rrethuar me “mjekërrtarë” të tillë aventuresk! Jo Xhavit jo, akademikët nuk bijën pre e mjekrave te këshilltarëve amatorë, siç e bëri shefi yt.