Gecaj: ”Ekspertët” Bulliqi e Isufi me inatin më të madh se arsyen

E publikuar: 27/01/2017 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka komentuar qasjen e ekspertëve Bulliqi dhe Isufi sa i përket komisionit për matjen/llogaritjen e hapësirës administrative të vendit.

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Gecaj ka thënë se Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi kanë më shumë inat se sa arsye për të dal kundër komisionit për llogaritjen e hapësirës gjeografike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Madje Gecaj veç tjerash ka renditur dhe disa pyetje për ekspertët Bulliqi dhe Isufi:

“EKSPERTËT” ME INATIN MË TË MADH SE ARSYEN

“Ekspertët” Bulliqi e Isufi, paskan dal prapë kundër komisionit për matjen/llogaritjen e hapësirës gjeografike administrative të Republikës së Kosovës. Edhe pse unë nuk jam profesionist i kësaj fushe kam disa pyetje për këta “ekspertë”:

  1. A kanë bërë matje të territorit në terren me rastin e konstatimit se Republika e Kosovës ka bilanc negativ të hapësirës gjeografike, pas delimitimit të kufirit? Nëse jo, çfarë dokumentacioni hartografik është përdorur për të ardhur deri tek një konstatim i tillë?
  2. Nëse “ekspertët” Bulliqi, Isufi e Ahmeti kanë ardhur në përfundim se Kosova po humb territor, duke u bazuar nga hartat e ushtrisë Jugosllave, shtrohet pyetja pse komisioni qeveritar për matjen/llogaritjen e territorit të Kosovës nuk mund të bazohet në të dhëna kadastrale të prodhuara nga Zyra Gjeodezike e KSAK gjatë viteve 1974-1988?
  • Ju “ekspertë”, që e keni inatin më të madh se arsyen, nëse nuk keni përgjigjen në këto pyetje, mund të konstatojmë lirisht se edhe një herë, si zakonisht, ja keni “futë kot” metodologjisë për kundërshtimin e matjeve të territorit të Kosovës!
  • Aman bre gjeografë të Kosovës, a mund të jepni sqarime ma profesionale, sepse na keni lodhë me deklarata të mëdha se do të dilni me fakte të reja, e veç po vizatoni hartat e njëjta të ushtrisë së Jugosllavisë? Nostalgji se jo mahi…!” ka përfunduar Gecaj, njofton Klan Kosova.