Gears 5 debuton më 10 Shtator

E publikuar: 10/06/2019 23:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gears 5 do të debutojë për Xbox One dhe PC më 10 Shtator. Lajmi erdhi ditën e sotme në skenë në konferencën Xbox E3.

Microsoft prezantoi lojën për herë të parë në E3 e vitit të kaluar. Yjet e Gears 5 Kait Diaz të cilët u shfaqen në Gear of War 4 do të jenë pjesë edhe këtij edicioni.

Loja është zhvilluar nga studioja nga Vankuverit The Coalition. Ajo përmban një modalitet të ri të quajtur “Escape” ku skuadra lojtarët duhet të infiltrojnë dhe vendosin bomba tek armiku përpara se të arratisen.

Lojtarët që blejnë lojën ose luajnë me anëtarësinë Xbox Game Pass deri më 16 Shtator do të marrin falas pakon Terminator Dark Fate Character. /GameWorld Albanian