GdS: Pogba u ka thënë ish-bashkëlojtarëve te Juve se dëshiron të kthehet te Zonja e Vjetër

E publikuar: 20/11/2018 02:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi dhe është duke planifikuar një rikthim te Juventusi – bëjnë të ditur mediat italiane.

Ka kohë që po spekulohet se francezi mund të largohet nga Old Traffordi për shkak të prishjes së raporteve me Jose Mourinhon.

Pogba në ndeshjen kundër Juventusit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Mesfushori, i cili u rikthye te Djajtë e Kuq në verën e vitit 2016 nga Zonja e Vjetër, është lidhur me një rikthim në drejtim të kundërt.

Barcelona është skuadra që mund t’i konkurrojë Juves, pasi ka kohë që po e përcjell 25-vjeçarin.

Katalunasit ishin përpjekur ta transferonin gjatë verës, mirëpo marrëveshja dështoi për shkak të kushteve personale të lojtarit.

Paul Pogba si lojtar i Juves (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

Për shkak të problemeve te Unitedi, Pogbas u shkarkua nga pozita e zëvendëskapitenit, ndërsa Corriere dello Sport raporton se ai u ka thënë ish-bashkëlojtarëve të Juves se dëshiron të kthehet.

Sipas gazetës italiane, klubi italian shpreson që t’i shfrytëzojë mosmarrëveshjes e lojtarit me Unitedin, në përpjekje për ta kthyer në Torino. /Telegrafi/