GDP të mërkurën mban Konventën themeluese të partisë

E publikuar: 06/05/2018 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të mërkurën Grupi i Deputetëve të Pavarur do të mbajë Konventën themeluese të partisë. Kështu kanë bërë të ditur burime të Indeksonline.

Ndryshe, GDP më 1 maj ka zhvilluar një konferencë ku kanë paraqitur deklaratën e parimeve të partisë së re.

12 pjesëtarët e kësaj partie ende nuk kanë konfirmuar emrin që do e mbajë psubjekti, por është diskutuar shumë për emrin “Partia Socialdemokrate” të partisë së Kaqusha Jasharit, shkruan Indeksonline.

Deputetët e partisë janë: kryetari Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Faton Topalli, Salih Salihu, Frashër Krasniqi e Shqipe Pantina.

Është deputetja Baftiu ajo që përmes një deklarate për media ka thënë se në krye të partisë është e mundur të vie Shpend Ahmeti, që aktualisht po mban mandatin e dytë si kryetar i komunës së Prishtinës, porse i njëjti është larguar nga struktuat e Lëvizjes Vetëvendosje sikurse deputetët e lartpërmendur./Indeksonline/