Andi Lila, ‘luftëtari’ shqiptar që luan pa rrogë

E publikuar: 06/04/2015 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të dielën një nga gazetat më të mëdha në Itali, “La Gazzeta dello Sport”, ka bërë një shkrim mjaft interesant për lojtarin e kombëtares shqiptare Andi Lila që luan për Parmën.

Shkrimi merr shkas nga goli i tij i rëndësishëm në San Siro kundër Interit që vulosi barazimin 1-1. Gazeta shkruan se tani pseudonimi i tij është “Luftëtari”, për shkak se luan pa u ndalur në mbrojtje dhe mesfushë.

“Kur luan Lila, edhe Parma është më mirë në sulm pasi ai është gjithmonë në lëvizje, dhe për këtë ai ka arritur të shënojë dy gola në katër paraqitje”.

Goli i parë ishte në Reggio Emilia kundër Sassuolos, dhe pastaj në Milano kundër Interit. Me largimin të Cassano dhe De Ceglie, tani Andi Lila është golashënuesi më i mirë në ligë për Parma.

Festimet e Lilës janë unike, ai feston çdo herë duke formuar një shqiponjë me duar duke ja kujtuar të gjithëve simbolin e flamurit shqiptar, vazhdon të shkruaj tutje Gazzetta dello Sport.

Andi Lila është blerë nga ekipi grek Pas Giannina me ardhjen e Rezart Taçit tek Parma gjatë afatit të janarit. Pas blerjes, Lila si një profesionist i vërtet falënderoi të gjithë për besimin dhe premtoi se do të japë maksimumin tek Parma.

“Faleminderit shumë familja Taçi. Shpresoj që të paguaj besimin e tyre tek unë”, kishte shkruar Lila në profilin e tij në Facebook në fund të 2014.

Ajo që është për të ardhur keq është se si një lojtar i cili jep maksimumin në fushë nuk ka marrë që një kohë të gjatë asnjë pagesë për punën e tij të palodhshme në fushë.

Lila në një farë mënyre kishte pranuar transferimin tek Parma pasi ish-ekipi i tij Pas Giannina, nuk e kishte paguar për disa muaj dhe fatkeqësisht ky fat e përcolli atë edhe tek Parma, ku ende nuk është paguar.

Andi kaloi tek Parma, ekip që njihet me histori dhe në kohën kur erdhi flitej se ky ekip kishte plane të mëdha për tu ngritur. Ai erdhi në Itali, pasi donte të kurorëzonte edhe ëndrrën e babait të tij, i cili shpresonte se një ditë Andi mund të futej në futbollin italian, vend që e mirëpriti atë vjet më parë si emigrant.

Lila është një mysliman dhe çdo herë pas shqiponjës feston duke u përkulur në tokë. Arsyeja që Lila nuk ndalet se punuari është sepse ai është i frymëzuar nga një thënie nga libri i shenjt Kurani: “Pas vështirësive, vjen pjesa e bukur”.

Lila është duke u përpjekur që të mësojë mirë gjuhën italiane dhe atë angleze pasi dëshiron të jetë në nivel sa më të lart profesional. Por, Andi ndërkohë gëzon mbështetjen e një shqiptari nga Kosova, Fatmir Velaj, i cili është pjesë e stafit teknik.

Pra, sa Lila është profesional e tregon fakti se ai trajnohet, luan me përkushtim dhe shënon për ekipin e Parmas dhe pse ai nuk është paguar asnjëherë deri më tani.

/express/