Gazetari i njohur i ‘The Economist’: Tani e kuptoj pse italianët nuk më folën për Tahirin (Foto)

E publikuar: 20/10/2017 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari i njohur i “The Economist”, Tim Judah shkruan në Twitter se tani e kupton pse autoritetet italiane nuk i kanë folur për Saimir Tahirin kur i pyeti.

Judah i bën komentet duke postuar një link për lajmin e kërkesës për heqjen e imunitetit Tahirit.

Vitin e shkuar Judah u fotografua në krah të Tahirit në fushat me kanabis.

Disa media shkruanin se Judah u bë pjesë e propagandës qeveritare.

Vetë Judah shkroi në “The Economist” se problemi i hashashit po bëhej më keq në Shqipëri.

Në shkrim ai theksonte se italianët nuk i ishin përgjigjur nëse pala shqiptare e ka seriozisht luftën ndaj kanabisit.

ImageImage