Gazetari bën denoncimin: Krimi ulet në tavolinë me pushtetin në ditën me diell

E publikuar: 30/01/2020 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Basir Çollaku tha në Open në Top Channel se për krimin në fjalë nuk ka mungesë informacioni por mungon vullneti për të reaguar.

‘Ka ardhur përgjime nga Anglia për rastin. Këtu nuk ka mungesë informacioni. Krimi ulet në tavolinë me pushtetin në ditën me diell. Që këtu kemi informacion por ska reagim’- tha Çollaku.

Me herët gazetari bëri me dije se personat e lidhur me rrëmbimin e Jak Prengës kanë më shumë se 10 vite që janë të përfshirë në botën kriminale.

‘Në dijeninë time persona e përfshirë në rrëmbimin e Jak Prengës kanë 10 vite në botën kriminale. Ne sot kemi 15-20 vjeçar me pasuro miliona euro. Mungon hetimi pasuror. Për rastin në fjalë policia reagoi vetëm kur dolën përgjimet nga Anglia’- vijoi gazetari.