Gazetarët që deshën ta bënin Afganistanin vend më të mirë

30.04.2018 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gazetarët që deshën ta bënin Afganistanin vend më të mirë

Gazetari i Radios Afganistani i Lirë, Abadullah Hananzai, më 25 prill kishte shprehur zemërimin e tij, pasi kishte mësuar se një ish-koleg i tij ishte vrarë në Kandahar.

“Vrasja e ish-kolegut të Kabul News, gazetarit Abudl Manan Arghand më ka mërzitur shumë”, Hananzai kishte shkruar në llogarinë e tij në Facebook. “Arghand tash është martir i lirisë së shprehjes”.

Ky do të ishte postimi i fundit publik i Hanazait në Facebook.

Hananzai dhe producenti i Radios Afganistani i Lirë, Sabawoon Kakar janë në mesin e disa gazetarëve të vrarë në sulmin vetëvrasës me bombë në Kabul më 30 prill. Gazetarët po mbulonin një sulm të mëhershëm, kur një sulmues vetëvrasës, duke pretenduar se është gazetar, i është afruar gazetarëve dhe ka shpërthyer eksplozivët e tij.

Maharram Durrani, një studente 28-vjeçare, e cila po kryente trajnime për t’u bërë gazetare në byronë e Radios Evropa e Lirë në Afganistan, gjithashtu u vra në këtë sulm.

Sulmet, për të cilat përgjegjësinë e morrën militantët e Shtetit Islamik, lanë të vrarë të paktën 25 persona dhe 45 të tjerë u plagosën. Qendra për Gazetarët në Afganistan tha se nëntë gazetarë janë vrarë. Kjo ngjarje shënon sulmin më të përgjakshëm ndaj gazetararëve në Afganistan që prej rënies së regjimit të talibanëve më 2001.

Abadullah Hananzai

Hananzai që prej tetorit të vitit 2016 po punonte në një projekt të Radios Evropa e Lirë kundër narkotikëve, që quhej “Karvani i Helmit”.

I diplomuar në Universitetin e Kabulit, Hananzai ishte 26-vjeçar dhe po bëhej gati që të festonte përvjetorin e parë të martesës më 8 maj.

Më parë ai kishte punuar në Kabul News dhe televizionin Zhwandoon. Po ashtu ai kishte punuar edhe në Qendrën Kulturore dhe Edukuese për Gratë afgane.

Raportimet e fundit të Hananzait kishin në fokus tema sociale dhe ekonomike si dhe ndikimin e varësisë nga narkotikët në Afganistan. Ai po ashtu kishte shkruar për përpjekjet e Ministrisë së Brendshme afgane për të luftuar trafikimin e narkotikëve në Afganistan.

Njëri prej postimeve të fundit të Hananzait në Facebook ishte një mesazh i shkruar në anglisht më 19 prill dhe një fotografi që kishte bërë në zyret e REL-it në Afganistan, pas një stuhie të shiut.

“Ndihemi për mrekulli. Gjej paqe në shi”, kishte shkruar ai.

Sabawoon Kakar

Kakar ishte njëri prej gazetarëve të parë që kishte arritur në vendin ku kishte ndodhur sulmi i parë vetëvrasës në mëngjesin e 30 prillit në Kabul.

Ai vdiq disa orë më pas pas plagëve të marra në sulmin e dytë.

Kakar ishte anëtar kyç i ekipit të prodhimit të videove të Radios Afaganistani i Lirë, në pesë vjetët e fundit.

Ai kishte punuar në disa storie që trajtonin çështjet sociale në Afganistan – si statusi i femrave në ligën e kriketit në Afganistan – por ai kishte raportuar edhe për operacionet anti-terror dhe për tema të sigurisë.

Videoja e fundit që Kakar kishte bërë ishte më 29 prill. Kjo video ishte prodhuar së bashku me reporterët e REL-it në provincën veriore të Baghlan dhe fliste për betejën në mes të forcave të sigursië afgane dhe militantëve talibanë.

“Ai shpesh ka mbuluar edhe sulmet vetëvrasësëse dhe ngjarje që kanë qenë në vende të rrezikshme”, thotë Qadir Habib, redaktor i Radios Afganistani i Lirë. “Ai ishte njeri i guxishëm që kurrë nuk frikësohej të mbulonte ngjarje të rrezikshme”.

Në llogarinë e tij në Facebook, Kakar kishte shkruar se pavarësisht sulmeve vetëvrasëse pranë një qendre për regjistrimin e votuesve, ai ishte regjistruar dhe planifikonte të votonte në zgjedhjet parlamentare afgane që do të mbahen më 20 tetor.

Kakar, 30-vjeç nga Kabuli, vdiq vetëm një ditë para se të festonte pesëvjetorin e punësimit në Radion Evropa e Lirë. Ai ka lënë pas gruan dhe një djalë dy vjeç.

Maharram Durrani

Maharram Durrani ishte studente në vitin e tretë dhe studionte Ligjin Islamik në Univeristetin e Kabulit, e cila ishte në pragë të nisjes së karrierës si gazetare.

Durran ishte duke u trajnuar për të marrë pjesë në një program javor të grave në Radion Afganistani i Lirë – punë të cilën pritej që ta niste më 15 maj.

Maharram Durrani

Maharram Durrani

Më herët ajo kishte punuar për një kanal muzikor afgan, që quhej Radio Salam Watandar.

“Kur nisa të punojna në media, njëri prej shefave të parë të mi më pyeti pse unë studioj Ligjin Islamik dhe punoj në media”, Durran kishte thënë për Radion Evropa e Lirë në shkurt, gjatë një programi, ku kishte folur përmes telefonit.

“Ai më kishte thënë se këto dy profesione nuk kanë të përbashkët. Por unë i thash ‘jo, nuk është e vërtetë’”, kishte shpejguar Durrani.

“Kanë shumë lidhje në mes vete sepse media mund të ju ofrojë informacione të gjithë njerëzve”, kishte thënë ajo.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


ARKEP-i kërkoi jashtëligjshëm subvencionim për Postën, MZHE-ja fajëson menaxhmentin

ARKEP-i kërkoi jashtëligjshëm subvencionim për Postën, MZHE-ja fajëson menaxhmentin

Fillimisht i kidnapuan, tash Turqia i kërkon me mirësjellje gylenistët

Fillimisht i kidnapuan, tash Turqia i kërkon me mirësjellje gylenistët

Cacaj demanton Tërnavën dhe Bojën: Rugovës nuk iu la xhenazja, ai u varros i veshur me rroba

Cacaj demanton Tërnavën dhe Bojën: Rugovës nuk iu la xhenazja, ai u varros i veshur me rroba

Tahiri thotë se Kosova po përballet me mungesë të efikasitetit në gjyqësor

Tahiri thotë se Kosova po përballet me mungesë të efikasitetit në gjyqësor

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Haradinaj: Italia partner strategjik në fushën e bashkëpunimit ekonomik

Haradinaj: Italia partner strategjik në fushën e bashkëpunimit ekonomik

Reçica: Zëri i Vasfijes theu heshtjen që na përcolli për shumë vite

Reçica: Zëri i Vasfijes theu heshtjen që na përcolli për shumë vite

Thaçi pranon ftesë nga shoqëria civile për të vizituar Luginën e Preshevës

Thaçi pranon ftesë nga shoqëria civile për të vizituar Luginën e Preshevës

Rashiq: S’kam parë asnjë serb që do të pajtohej me ushtrinë e Kosovës

Rashiq: S’kam parë asnjë serb që do të pajtohej me ushtrinë e Kosovës

Amerika mbështet ushtrinë e Kosovës në mes të Beogradit

Amerika mbështet ushtrinë e Kosovës në mes të Beogradit

Diplomoi në Akademinë e Mbrojtjes në Shkup edhe një oficer i FSK-së nga radhët e komuniteteve

Diplomoi në Akademinë e Mbrojtjes në Shkup edhe një oficer i FSK-së nga radhët e komuniteteve

Numrat e shqiptarëve në Gjermani: 130 mijë nga Kosova e 50 mijë nga Shqipëria

Numrat e shqiptarëve në Gjermani: 130 mijë nga Kosova e 50 mijë nga Shqipëria

Haradinaj: Fokusi ynë, liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në INTERPOL

Haradinaj: Fokusi ynë, liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në INTERPOL

Rritet konkurrueshmëria dhe siguria në Aeroportin e Prishtinës

Rritet konkurrueshmëria dhe siguria në Aeroportin e Prishtinës

Deda: Të gjithë në Kosovë janë kundër idesë fashiste të prekjes së kufijve, përveç Hashim Thaçit

Deda: Të gjithë në Kosovë janë kundër idesë fashiste të prekjes së kufijve, përveç Hashim Thaçit

Kosova krijon ushtrinë, Lista Serbe do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese

Kosova krijon ushtrinë, Lista Serbe do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese