Gazeta serbe zbulon kushtet që ia ka ofruar Ramush Haradinaj Serbisë për marrëveshje

E publikuar: 18/12/2018 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta e njohur serbe, BLIC ka publikuar disa nga kushtet që sipas saj ia ka ofruar Ramush Haradinaj Serbisë për njohjen dhe fqinjësinë e mirë mes dy shteteve.

Në një dokument ekskluziv, siç e quan kjo gazetë, përmenden disa kushte që sipas medias janë të turpshme.

Në paragrafin 3 të kapitullit 7 të draft marrëveshjes, Qeveria e Kosovës thotë se se serbët mund të përdorin simbolet e tyre me kusht që ju simbolet nuk i ngjajnë simboleve të shteteve ose komunave të tjera në Kosovë apo jashtë saj.

Sipas pikës 1 të kapitullit 6, parashihet formimi i komisioneve të posaçme “që do të bëjë të gjitha rishikimet dhe rregullimet e nevojshme të teksteve dhe kurrikulave serbe të nevojshme për zbatim.

Në dokumentin e quajtur “Marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë” thuhet se nuk diskutohet një zgjidhje kompromisi në formën e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territorit.