Gazeta Infokus edhe me 5 produkte të reja televizive

16.05.2020 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gazeta Infokus edhe me 5 produkte të reja televizive

Gazeta Infokus nga java tjetër fillon transmetimin online edhe të pesë produkte të reja televizive.

Zekirja Shabani, kryeredaktori i Gazetës Infokus e nisë javën me një debat i cili i dedikohet ekskluzivisht vetëm temave të ekonomisë.

“Fokusi në Ekonomi” do të jetë debat i përjavshëm me panelistë të fushës, ekspert të ekonomisë, afaristë, prodhues, përfaqësues të odave ekonomike e përgjegjës të institucioneve, gjegjësisht të dikastereve të ekonomisë.

Për disa muaj rresht “Fokusi në Ekonomi” do të përqendrohet vetëm në temën “Pandemia Ekonomik”, kriza dhe pasojat e shkaktuara nga “Covid-19”.

Të ftuar në debatin e parë janë, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ku përballë do të këtë tre përfaqësuesit e organizatave të bizneseve, Kryetarin e Odes Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqin, kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka dhe kryetarin e Klubit të prodhuesve, Bashkim Osmanin.

Masat e marra nga qeveria e Kosovës, vonesat e veprimeve konkrete, sektorët e rrezikuara, pasojat e vonesave në rihapjen e bizneseve dhe rreziku që po i kanoset themeleve të shtetit në mungesë të qarkullimit të parasë dhe mbushjes së arkës shtetrore, do të jenë vetëm disa nga temat e debatit.

Debati do të transmetohet live në platformën e Gazetës Infokus dhe në rrjetet sociale infokusi / gazetainfokus / dhe mediat partnere, GazetaBlicAktivPressFakte PlusInfoSotGazeta Fjala etj…

Halil Berisha, një nga gazetarët me entuziast të redaksisë po ashtu vjen me produktin tjetër interesant ku në fokus do të ketë përballjet e protagonisteve të ndryshëm.

Natyrisht e nisë përballjen e parë me protagonist nga fusha të cilën e ka ‘specialitet’ e që është siguria.

Mysafir në emisionin e parë i ka dy personazhe interesante qe janë të apasionuar pas spiunazhës, konsipracioneve e segmenteve të sigurisë që fshihen përtej atyre qe i shohim nga uniformat blu.

Bedri Elezi dhe Fatmir Sheholli janë përballë njëri tjetrit për t’u ballafaquar se si i shohin në  versionet e tyre aktivitetet sekrete të agjentëve të shërbimeve serbe e ruse në Kosovë.

Sa janë prezentë dhe sa kanë ndikim këto shërbime që të krijojnë trazira në vend, sidomos tash në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e COVID-19, por edhe me një situatë jo të qartë e të tensionuar politike?

A është tash koha ideale për t’u aktivizuar shërbimet sekrete, çfarë roli e cili është qëllimi i tyre në Kosovë?

A hynë në Kosovë bashkë me mjekët nga Serbia edhe një numër i agjentëve serb dhe si ndodhi që këta u lejuan të hyn në Kosovë?

Kush janë agjentët e shërbimeve sekrete dhe çfarë roli kanë ata, a ka politikanë kosovarë që janë pjesë e këtyre shërbimeve. Për krejt këto, do të keni përgjigje në “Përballje”, produktin e radhës televiziv të gazetës Infokus.

Doresa Geci, është gazetarja tjetër që i ka dhënë vetës  një mision të ri. Do të sfidohet çdo javë për t’i sjellë publikut vlerat e gruas, fuqinë e tyre, inteligjencën, kontributin dhe mbi të gjitha për të treguar për vështirësitë e tyre për të arritur diçka në jetë, karrierë, biznes e mbajtjen e familjes. Gruaja nuk është kuotë e as siç gjykohet nga një shoqëri ende në kornizat e familjeve patriarkale. Gratë janë dëshmi e kësaj shoqërie që në çdo proces janë treguar më të zonjat, përkundër faktit se sukseset e tyre e ngritja e tyre në shkollim e karrierë ka qenë tepër me e vështirë sesa e burrave që dominojnë shoqërinë në këtë vend e në gjithë Ballkanin. Këtë do ta dëshmojnë çdo javë gra e suksesshme të cilat do të jenë të ftuara në emisionin e Doresa Gecit në emisionin “Fokusi i Grave”.

E ftuar në intervistën e parë është alpinistja Arineta Mula e cila tregon si po ja del që edhe gjatë kohës së pandemisë po realizon planet duke u ngjitur nëpër majat me të larta dhe çka po i dështon në këtë kohë izolimi. Ajo tregon si e nisë këtë sport dhe cilat kanë qenë ekspeditat e saja më të preferuara deri me tani, por edhe ato më të vështira.

Hateme Smajli, sjellë reportazhe nga terreni. Tema sociale dhe jeta e vështirë e qytetarëve do të jenë çdo javë në “Fokus Story”. Reportazhi i parë vjen nga një lagje vetëm 15 kilometra nga Prishtina por ku banorët janë harruar e harruar nga shteti i Kosovës. Banorët atje jetojnë në varfëri ekstreme. Dorëzat e alkooli higjenik në këtë kohë pandemie janë luks i pa arritshëm për banoret e fshatit Plemetin.

Në këtë vend, që ndodhet pak kilometra nga kryeqyteti, gra, burra e fëmijë e kanë vetëm hallin e mbijetesës për të siguruar kafshatën e gojës, ndërsa për shëndetin e tyre dhe parandalimin e përhapjes se pandemisë “Covid 19” duket që ka mëshirë dhe i ruan vetëm Zoti. “Fokus Story” do të sjellë pamje dhe intervista rrëqethëse nga kjo lagje e banuar me banorë të nacionalitetit rom.

Erion Maliqaj, do të sjellë “Sportin n’Fokus” me kronika të ndryshme. Fokusi i veçantë i Erionit, do të jetë promovimi i talenteve të rinj të futbollit dhe sporteve tjera, e ku në Kosovë numri i tyre është shumë i madh. Përveç kësaj, çdo javë do të përgatisë edhe intervista të veçanta me sportistë dhe personalitete të shquara të sportit, si dhe reportazhe nga terreni, me klubet e futbollit, basketbollit dhe sporteve tjera në Kosovë. Po ashtu do të sjellë edhe kronika të veçanta  nga të gjitha llojet e sporti, përfshirë edhe ato që janë shumë të popullarizuara, por nuk e kanë hapësirën e merituar në media.

Suksesi i emisionit n”Konak me autor,Kosovë Gjocin, ka qenë motiv për të filluar edhe projektet tjera televiziove. Për më pak se një vit jetë, emisioni n’Konak ka arritur të krijojë shikuesit e tij besnik tek të cilët ka ardhur çdo javë me mysafirë shumë të veçantë, duke sjellë biografinë dhe të kaluarën e tyre shumë interesante nga jeta profesionale e personale.

Me formatin e tij unik, emisioni N’Konak ka bërë për vete jo vetëm shikuesit, por edhe personalitete të shumta të politikës, artit, shkencës, sportit, muzikës e fushave të tjera, të cilët pa hezitim janë bërë pjesë e tij dhe kanë sjellë jo rrallë herë rrefime të pa thëna ndonjëherë për publikun shqiptar.

Nga ana e të ftuarve të përjavshëm N’Konak, sigurisht nuk ka munguar as diskutimi dhe komentimi i zhvillimeve aktuale, duke sjellë në pah qëndrimet e tyre për shumë çështje me rëndësi për vendin dhe me gjerë.

Gazeta Infokus, gjithmonë ka në fokus trajtimin e problemeve në shoqëri, duke i qëndruar besnik profesionit në shërbim të informimit të drejt dhe të paanshëm.

Tani vetëm po e rrisim gamën e produkteve në formatin video.

Të gjitha produkte tona do të jenë të veçanta. Përveç informimit, do të jenë edhe me karakter kritik e edukativ. Nuk do të mungoj edhe promovimi i gjithë atyre qe ofrojnë vlera e vepra të mira për shoqërinë dhe shtetin.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Albin Kurti: Vendimi i Gkykatës Kushtetuese i padrejtë, ai është i papranueshëm

Albin Kurti: Vendimi i Gkykatës Kushtetuese i padrejtë, ai është i papranueshëm

Veseli: Vendim i drejtë i Kushtetueses, LVV është brenda skenarit të saj

Veseli: Vendim i drejtë i Kushtetueses, LVV është brenda skenarit të saj

Kurti nuk e pranon vendimin e Kushtetueses për dekretin e Thaçit: Vendim i padrejtë e i papranushëm

Kurti nuk e pranon vendimin e Kushtetueses për dekretin e Thaçit: Vendim i padrejtë e i papranushëm

Reagon raportuesja e PE-së për Kosovë: Pranojeni vendimin e Kushtetueses, ndryshimet kërkoni në zgjedhjet e ardhshme

Reagon raportuesja e PE-së për Kosovë: Pranojeni vendimin e Kushtetueses, ndryshimet kërkoni në zgjedhjet e ardhshme

Heshtja e Kurtit karshi Gjykatës Kushtetuese, nga mbrëmë nuk e tha asnjë fjalë

Heshtja e Kurtit karshi Gjykatës Kushtetuese, nga mbrëmë nuk e tha asnjë fjalë

Kusari-Lila e quan tradhti të re për demokracinë e Kosovës vendimin e Kushtetueses

Kusari-Lila e quan tradhti të re për demokracinë e Kosovës vendimin e Kushtetueses

Dekreti i presidentit për mandatarin shpallet kushtetues, LVV-ja paralajmëron revoltë

Dekreti i presidentit për mandatarin shpallet kushtetues, LVV-ja paralajmëron revoltë

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare