Gazeta franceze: Franca e gatshme të “lëshojë pe” për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë,

E publikuar: 10/01/2020 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas bllokimit të hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut në tetor 2019, Franca tani duket se është e gatshme të rishqyrtojë qëndrimin e saj.

Charles Michel, Presidenti i Këshillit, e konfirmoi dje, (9 janar) në Kroaci, vendi i cili ka marrë drejtimin e Presidencës së BE-së Bashkimin që nga 1 janari. “Nëse ka një marrëveshje për të modernizuar procesin e zgjerimit, unë besoj se ka hapësirë për përmirësim,” tha ai, citon gazeta “Le monde”.

“Ndërsa Emmanuel Macron i tha Andrej Plenkoviçit [Kryeministri kroat, i cili ishte në Paris të martën 7 janar], se Franca është e gatshme të ndryshojë qëndrim nëse ndryshon metoda e negociatave. Për ne, ky është një parakusht, dhe shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian tani janë në favor të saj”, citon gazeta, sipas të cilët bëhet fjalë për rreth 15 vende që janë dakord për këtë çështje.

Presidenti i Komisionit Evropian ishte i kujdesshëm gjatë vizitës të premten në Zagreb. “Nuk ka nevojë të ndryshoni rregullat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,” tha Ursula von der Leyen, ndërsa konfirmoi se Komisioni po përgatitet të bëjë propozime për një ndryshim në metodologji.

“Ne duam ta bëjmë Zagrebin një sukses,” tha Macron pas takimit të tij në Paris me Plenkoviç, duke iu referuar samitit që do të zhvillohet nga BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në maj në kryeqytetin kroat.

Një deklaratë që konsiderohet inkurajuese nga ata që besojnë se është e nevojshme të dërgohet shpejt “një sinjal pozitiv” për vendet e Ballkanit duke tërhequr një “perspektivë të pranimit”.