Gazeta e famshme“New York Times” kundër Edi Ramës

E publikuar: 27/12/2018 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky lajm është pasqyruar dhe në mediat ndërkombëtare, mes të cilave dhe ‘’New York Times”, e cila citon kërkesën e katër organizatave, dhe shprehet se duhej marrë konsulenca dhe nga gazetarët në hartimin e legjilacionit.

Projektligjet e hartuara nga qeveria që parashikojnë krijimin e një regjistri të medias online pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) si dhe vendosjen e përmbajtjes së medias online nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive dhe një Këshilli Ankesash, ka shtyrë organizatat ndërkombëtare të medieve të reagojnë.

Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufijë, me anë të një letre të përbashkët i kanë kërkuar Ramës të tërhiqet nga ky vendim.

Ky lajm është pasqyruar dhe në mediat ndërkombëtare, mes të cilave dhe ‘’New York Times”, e cila citon kërkesën e katër organizatave, dhe shprehet se duhej marrë konsulenca dhe nga gazetarët në hartimin e legjilacionit.

“Katër organizata ndërkombëtare të medias i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare të heqë dy projektligje mbi rregullimin e shtetit dhe regjistrimin e detyrueshëm të mediave online për të luftuar lajmin e rremë, transmeton “Alsat M”.